• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipëri-Greqi/ Patrulla të përbashkëta policore në kufi
Home
Sociale

Shqipëri-Greqi/ Patrulla të përbashkëta policore në kufi

23 November, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar në Athinë me homologun e tij grek, Kostandinos Cukalas.

Në takim, dy drejtorët rikonfirmuan nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit mes dy dikasterve.

Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike ka qënë kryeradha e bisedimeve në Athinë.

Të dy palët ranë dakort për koordinimin edhe më të mirë të punës mes dy policive, ku në fokus të veçantë do të jetë edhe krimi ndërkufitar.

Për një koordinim edhe më të mirë të luftës kundër krimit,u vendos që mes dy vendeve të ketë patrullim të përbashket në të dy anët e kufirit dhe vendosjen e pikave të kontaktit, ku patrullat do të këmbejnë informacione të shpejta mes tyre lidhur me problematikat gjatë operacioneve të përbashkëta.

Përpos kësaj, të dy policitë ranë dakort për këmbimin e vizitave të ndërsjellta të ekspertëve teknikë, si dhe të intensifikohet puna për parandalimin e krimit.

Një vend të veçantë të dy kryepolicët i dhanë edhe shkëmbimit të të dhënave në kohë reale mes dy policive për personat e dyshuar si autorë të veprave penale dhe trafiqeve të ndryshme.

Gjatë vizitës dyditore në Athinë Çako pati edhe një takim me Ministrin Plotësues për Çështjet e Rendit të Greqisë, Nikos Toskas.

Edhe në këtë takim, palët shprehën vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Pas përfundimit, të dy drejtorët e policisë thanë se takimi i i ardhshëm do të zhvillohet në muajt në vazhdim në Tiranë, ndërkohë që në mënyrë konstante do të vazhdojnë takimet e përmuajshme të drejtorëve të policisë së qarqeve të Greqisë së Veriut me homologët e tyre në Qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miratohet agjenda e mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Previous article FOTO/ Më në fund, Kate Middleton tregon barkun e rrumbullakosur

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT