Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” ka nisur marshimi drejt bulevradit “Dëshmorët e Kombit”.
Përveç simboleve kombëtare vihet re edhe një prani e simboleve të shteteve në të cilat shtetasit shqiptarë jetojnë , ku dominojnë flamujt britanikë.
Ditën e sotme në mbarë botën ku jetojnë shqiptarë po mbahen protesta të mëdha që kërkojnë largimin e qeverisë.
Një numër i madh emigrantësh kanë mbërritur në vendin tonë, pas thirrjes që është bërë prej disa ditësh për protesta mbarëkombëtare.


