• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQETËSOHET PËR FLORIRIN E SHQIPËRISË”/ Vasili: Qytetarët të hapin sytë se ç’po ndodh me arin e tyre
Home
Politikë

“SHQETËSOHET PËR FLORIRIN E SHQIPËRISË”/ Vasili: Qytetarët të hapin sytë se ç’po ndodh me arin e tyre

13 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Petrit Vasili duket shumë i shqetësuar pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë arin e Shqipërisë. Sipas tij, shefi i qeverisë i merr kopetencat qeverisë shqiptare që të blerë arin e Shqipërisë dhe ja kalon vetes. Duke e konsideruar skandal, Vasili thotë se ky është një ligj që vjen erë, ku shton se era bëhet shumë më e rëndë sepse bëhet fjale për arin e Shqipërisë. Nënkryetari i LSI-së thotë se këtë skandal do ta denoncojnë në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe agjencitë e specializuara për këto çështje të renda.

“Edi Rama Skandali. Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes!? Përse???? Edi Rama i ka dhene vetes ne menyre individuale te drejten, qe bleje vetem ai, me urdher te tij, arin e Shqiperise dhe jo qeveria siç ka qene e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt. 10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Rames ka votuar ndryshimin e një pike te vetme ne ligjin e Rezervave Materiale te Shtetit, pikerisht nenin 10.

Me këtë ndryshim kryeministri ja ka hequr Qeverise të drejten qe te vendose, si deri me sot,per Mallrat e grupit A ku eshte ari pjese kryesore e tyre dhe ka ligjeruar rrembimin ne grushtin e tij. Ne relacion skandaloz shpjegues te qeverise, qe shoqeroi ligjin thuhej se: kjo behej,qe keto blerje te kryheshin me shpejt,pra te mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverise dhe se hierarkia e akteve te tjera e kerkonte.

Ky mashtrim eshte sa bajat aq edhe provon qellimet e erreta personale te kryeministrit ne kete afere. Ka disa pyetje te pakapercyeshme,qe duan pergjigje.

1. Perse kete vendimarrje shume te rendesishme te qeverise ai e rremben ne grushtin e tij? 2. Perse genjen me shkakun gjoja per te bere blerjet me shpejt,kur dihet boterisht qe kryeministri e mbledh sa here te doje qeverine,bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat te cilet e kane bere dhe e bejne me dhjetra here? 3. Perse genjejne me hierarqine e akteve,kur dihet, qe per shkakun se grupi A permbante mallra me peshe si ari dhe argjendi ky atribut duhet te ishte vetem i qeverise?

4. Ç’qellim i erret fshihet pas ketij veprimi juridikisht te pajustifikueshem e denueshem. 5. Interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimarrja e hapur ne mbledhjen e qeverise per keto mallra ku ben pjese edhe ari,argjendi? 6. Perse nuk ka asnje rast te pershkruar ne relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave te grupit A qe i detyrokerka sot qe ti marre kryeministri ne grushtin e vet?

7. Perse nuk ka asnje ndryshim tjeter as ne Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 date 5.08.2008 per grupet e tjera te mallrave, te cilat jane edhe ato pjese e Rezervave Materiale te Shtetit?

Kryeministri e ka rrembyer permes parlamentit kompetencen e Qeverise per blerjen e Malllrave te Grupit A pra arit ne menyre qe te vendose ai dhe vetem ai dhe me urdherin e tij per blerjen e arit.

Kryeministri e ka bere trashe,ne menyre brutale dhe pa asnje arsye bindese sepse arsyet e verteta jane te tjera… Eshte e qarte qe ky eshte nje ligj,qe vjen ere, por era behet shume me e rende sepse behet fjale per arin e Shqiperise.

Meqenese prokuroria shqiptare dihet tashme boterisht qe eshte teresisht e kapur dhe ka mbyllur syte dhe vazhdon te mbylle syte, ne se pari po e denononcojme hapur e publikisht,qe te gjithe shqiptaret te hapin syte se ç’po ndodh me arin e tyre dhe me tej do ta denoncojme edhe ne te gjithe kancelerite perendimore dhe agjensite e specializuara per keto ceshtje te renda.

Mund te lexoni vete edhe dokumentet qe hedhin drite mbi kete afere te re te kryeministrit”, shprehet Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNOI TË BIJËN PËR TRE VITE/ Jepet vendimi për 48 vjeçarin nga Lezha. Në gjykatë preferoi të…
Previous article SEKUESTROHEN 60 FIDANË KANABIS/ Arrestohen dy vëllezërit në Tiranë, në kërkim i treti

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT