• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQETËSIMI QË SJELL INFLAMACIONI/ Mos iu ndani këtyre ushqimeve
Home
Shëndet

SHQETËSIMI QË SJELL INFLAMACIONI/ Mos iu ndani këtyre ushqimeve

9 July, 2021 s.autor Shëndet

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj në organizëm. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut. Inflamacioni akut është përgjigjia fillestare e trupit ndaj një lënde të dëmshme ose lëndimi. Ky reagim dërgon plazmën dhe leukocitet në gjak në zonën ku ka më shumënevojë. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten e mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Inflamacionit
Studiues të ndryshëm, kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.

Barishtet
Barishtet e gjelbra (sa më të gjelbra aq më mirë) konsiderohen si ushqim alkalin, pra eliminojnë aciditetin e tepërt, dhe janë të pasura me antioksidantë. Ato luftojnë inflamacionin dhe nxisin organizmin të punojë me ritme optimale. Lakrat e egra, lulerradhiqja, rukola, kale dhe rrepka janë shumë të fuqishme kundër inflamacionit.

Shega Dhe Frutat e Pyllit
Frutat e pyllit me ngjyrë të kuqe si manaferrat, boronicat por edhe shega janë të famshme për larminë e antioksidantëve që ofrojnë. Ato luftojnë inflamacionin ekzistues në trup por edhe përmirësojnë shëndetin dhe aftësitë reaguese të qelizave ndaj problemeve me inflamacionin në të ardhmen.

Erëzat
Turmeriku, xhenxhefili, kanella, hudhra, speci djegës dhe karafili janë disa shembuj të erëzave luftëtare që duhet të konsumoni për të pakësuar inflamacionin. Ato jo vetëm përmirësojnë shijen e ushqimit por e bëjnë atë më të shëndetshëm.

Farat
Farat Chia dhe ato të linit janë shumë të pasura me substanca që luftojnë inflamacionin në nivel qelizor. Këto fara përmbajnë edhe proteinë, fibër, yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale e antioksidantë para të cilave, inflamacioni nuk ka asnjë shans të mbijetojë.

Ushqimet Që Nxisin Inflamacionin
Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm. Bëhet fjalë për: mishrat e përpunuar siç janë: sallamrat, proshutat, salçicet, patatinat, pijet industriale, yndyrnat e përpunuar, të skuqurat dhe ëmbëlsirat industriale./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IT'S COMING HOME"/ Koreografia spektakolare pushton qiellin e Londrës. Shikoni çfarë bëjnë anglezët para finales (VIDEO)
Previous article ZYRTARE/ Vetëm 15 vjeç, djali i legjendës Vata firmos kontratën e parë si profesionist tek Celtic

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT