Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e një çifti të moshuarish nga Korça 78 dhe 79 vjeç, që kanë fituar luftën me koronavirusin duke u shëruar. “Lajm i mirë: nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i të moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan” shkruan ai.
Të moshuarit kanë dalë nga spitali duke u dërguar në shtëpi. Deri tani janë 76 pacientë të shëruar nga COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sot 5 pacientë kanë lënë spitalin.


