• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPRESË PËR NJERËZIT ME KANCER/ Shkencëtarët zbulojnë “pikat e dobëta” të tij
Home
Shëndet

SHPRESË PËR NJERËZIT ME KANCER/ Shkencëtarët zbulojnë “pikat e dobëta” të tij

11 June, 2020 s.autor Shëndet

Shkencëtarët kanë zbërthyer kancerin në copë të vogla duke gjetur disa “pika të dobëta” të tij, dhe kjo me shumë mundësi shënon një zbulim të madh mbi kancerin, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Në një nga studimet më të mëdha të bëra, hulumtuesit kanë inaktivizuar çdo faktor gjenetik në brendësi të 30 llojeve të kancerit dhe kanë zbuluar 600 gjene, që mund të targetohen nga barna të ndryshme që nuk dëmtojnë qelizat e shëndetshme të trupit siç bëjnë trajtimet e deritanishme.

Trajtimet siç janë kimioterapia gjithmonë manifestohen me efekte anësore si humbja e flokëve, lodhje dhe të përziera. Mirëpo gjetjet e një studimi të fundit të bërë nga “Cancer Research UK” mund të qojnë në zbulimin e një trajtimi të efektshëm dhe pa efekte anësore.

Dr. Fiona Behan, autore i këtij studimi tha për BBC “Kjo është shumë e rëndësishme sepse kohëve të fundit ne e trajtojmë kancerin duke dëmtuar tërë trupin e pacientit”. “Ne ende nuk kemi mund t’i trajtojmë vetëm qelizat e kancerit, andaj gjetja e fundit ka arritur të identifikojë pikat e dobëta të qelizave të kancerit”. Ajo gjjithashtu tha se këto gjetje do të ndihmojnë në krijimin e barnave dhe terapive që targetojnë vetëm qelizat e kancerit dhe pjesën tjetër të trupit e lë të pa dëmtuar.

Hulumtuesit kane ndarë 20.000 gjene në më shumë se 300 modele me kancer. Ata u fokusuan në llojet e kancerit që janë më të shpeshta, siç është rasti me kancerin e mushkërive, zorrëve apo gjirit duke i gjetur disa gjene që janë të rëndësishme për mbijetesën e tij.

Ekipi i ndau vetëm 600 gjene që janë më të rëndësishme dhe më të lehta për t’u trajtuar. Një nga to është e ashtuquajtura WRN-ja, e cila është e domosdoshme për zhvillimin e disa llojeve të kancerit siç eshte kanceri i zorrëve dhe i lukthit. Nëse WRN do të arrihet të targetohet përmes barnave dhe trajtimeve atëherë ai nuk do të arrinte të mbijetonte.

Këto gjetje gjithashtu do të ndihmojnë në zhvillimin e një “libre” të quajtur “Cancer Dependency Map”, që paraqet të gjitha pikat e dobëta të të gjitha llojeve të kancerit, dhe kjo do t’ia bënte më të lehtë mjekëve për përcaktimin e një trajtimi të duhur. “Për herë të parë ne kemi arritur të grumbullojmë këtë sasi të informacioneve mbi gjenomin e llojeve të kancerit dhe kjo është shumë premtuese për zhvillimin e trajtimeve dhe luftimin e kësaj sëmundje” tha Dr. Francesko Lorio, pjesëmarrës i këtij studimi.

Një në dy njerëz do të kenë simtpoma të kancerit në një pikë të jetës së tyre. Kanceri është shkaku kryesor i 1 në 4 vdekje në Britaninë e Madhe..keshilla.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DEKLARONI PASURINË"/ OFL iu dërgon formularin dy të dënuarve në Tiranë dhe vrasësit vlonjat (EMRAT)
Previous article NDRYSHIME NË QEVERI/ Studiuesi i njohur Albert Nikolla emërohet zv.Ministër i Shëndetësisë

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT