• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPRESË NGA SHKENCA/ Qelizat embrionale të njërit sy mund të shërojnë syrin e dëmtuar
Home
Shëndet

SHPRESË NGA SHKENCA/ Qelizat embrionale të njërit sy mund të shërojnë syrin e dëmtuar

20 August, 2023 s.autor Shëndet

Phil Durst pësoi një aksident në punë në vitin 2017, kur një kimikat nga një makinë komerciale që lan enët i ra në sy. Ai thotë se ishte dhimbja më e madhe që kishte përjetuar ndonjëherë në jetën e tij.

Në syrin e tij të majtë dallohen qartë shenjat e aksidentit të rëndë që i mori shikimin. Tjetër pasojë ishte se ai nuk mund ta toleronte dritën dhe përjetonte nga katër deri pesë dhimbje koke në ditë.

Më vonë ai iu nënshtrua një procedure eksperimentale që synon trajtimin e lëndimeve të rënda në njërin sy me qeliza embrionale, ose burimore nga syri tjetër.

“Nga një verbim i plotë me dhimbje të tmerrshme koke, të cilat më bënin të mendoja se nuk mund të jetohej më, më erdhi shikimi në një masë që mund ta ngisja makinën dhe të dilja nga errësira”, thotë ai ndërsa i bien lotët.

51-vjeçari nga qyteti Homewood i Alabamës, ishte një nga katër pacientët që iu nënshtruan transplantimit me qeliza embrionale pjesë e studimit të parë në Shtetet e Bashkuara për ta provuar këtë metodë mjekimi, e cila një ditë mund të ndihmojë mijëra njerëz.

Edhe pse në disa raste nevojitet trajtim shtesë, ekspertët thonë se transplanti me qeliza embrionale ofron shpresë për njerëzit me alternativa të pakta ose pa mundësi të tjera. Rezultatet e hulumtimit në fazën e hershme u botuan të premten në revistën “Science Advances” “Përparimet Shkencore” ndërsa vazhdon një studim më i gjerë.

Kjo procedure trajton “mungesën e qelizave formuese limbale”, një çrregullim i kornesë që mund të ndodhë pas djegieve kimike dhe lëndimeve të tjera të syrit.

Pacientët pa qeliza limbale, të cilat janë thelbësore për ripërtëritjen dhe ruajtjen e shtresës më të jashtme të kornesë, nuk mund t’i nënshtrohen transplanteve të kornesë që përdoren zakonisht për të përmirësuar shikimin.

Shkencëtarja Ula Jurkunas, mjeke për sytë në spitalin “Mass Eye and Ear” në Boston është hulumtuesja kryesore e studimit. Në bazë të procesit, thotë ajo, merret një mostër e vogël e qelizave bazë apo embrionale nga syri i shëndoshë dhe rriten në laboratorin e Institutit të Kancerit Dana-Farber në Boston.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Zbardhet plagosja në Gjadër të Lezhës, plumb 24 vjeçarit pas sherrit për xhirimin e gomave
Previous article TURISTËT ITALIANË PROBLEMATIKË EDHE NË SARANDË/ Vjedhin peshqirët dhe çarçafët e dhomës së hotelit (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT