Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi sonte se Dritan Dajti do të vriste 6 policë, por dy shpëtuan fatmirësisht. Njëri kishte antiplumb dhe tjetri shpëtoi se Dajtit i mbaruan plumbat.
Gazetari shpjegoi në emisionin “Opinion” skemën si ka ndodhur skema e krimit në vitin 1999 në Durrës ku u vranë nga dora e tij 4 policë. Dajti ishte dënuar me burg përjetë, por së fundmi gjykata e Apelit vendosi ta rihape kete çështje, duke pranuar kerkesen e Dajtit për gjykim të shkurtuar.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Ferdinand Dervishi:
Dritan Dajti kishte fshehur pistoletën afrohet dhe e godet nga mbrapa policin. Dajti fut pistoletën në një cantë të zezë. Vret dhe policin tjetër në kokë që po prangoste kunatin e tij. Vjen polici tjetër me kallashnikov dhe Dritan Dajti qëllon me dy plumba por ai ishte me antiplumb dhe shpëton. Vëzhguesi ka ndërhyrë, Dritan Dajti ka tentuar ta vrasë edhe atë por i kishin mbaruar plumbat.