• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shpjegimi në “The Economist”: Përse situata aktuale e gripit është kaq e rëndë
Home
Shëndet

Shpjegimi në “The Economist”: Përse situata aktuale e gripit është kaq e rëndë

8 February, 2018 luljetaautor Shëndet

Vala e gripit stinor në hemisferën veriore mund të rezultojë më vdekjeprurësja e dekadës.

Sezoni i gripit 2017-2018 që zgjat pothuajse aq sa zgjat edhe vjeshtë-dimri në hemisferën veriore, mund të rezultojë vdekjeprurës po aq sa edhe pandemia e gripit të derrit në vitin 2009.

Pneumonia dhe virozat shkaktuan gati 10 për qind të vdekjeve në fundjavën e 13 janarit, që e tejkalon përcaktimin për epideminë, në kuptimin që ajo përdoret nga trupa mjekësore si Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA.

Shkalla aktuale e shtrimit në spital me gjendje gripi apo pneumoni, 51 në 100 mijë njerëz, është më e larta në këtë kohë të vitit që kur nisën regjistrimet e kujdesshme në vitin 2010. Më shumë se 50 fëmijë tashmë kanë humbur jetën në Amerikë. Përse është kaq i vështirë ky sezon gripi?

Pandemia e gripit e viteve 1918-20 qëndron pezull pa dallim në diskutime të tilla. Në këto vite, u infektuan 500 milionë njerëz dhe humbën jetën 50 deri në 100 milionë. Situata në disa qytete thuhej se i përngjante shpërthimit të kolerës.

Mungesa e arkmorteve dhe pamundësia për të mbledhur të gjithë trupat bëri që disa prindër t’i vendosnin fëmijët e tyre të vdekur në kuti të mëdha makaronash, vë në dukje Jen Wright, autor “Shërohu shpejt”, një libër që analizon epidemitë përgjatë historisë.

Pandemia duket se kishte goditur aq fort për shkak se virusi ishte i një lloji të ri ndaj të cilit njerëzit kishin pak imunitet. Pikasja e viruseve të reja përpara se ata të godasin është e vështirë, kështu që rreziku i përsëritjes së shpërthimeve të tilla epidemike mbetet.

“Ne nuk kemi vërtet një mënyrë të mirë për të parashikuar se kur do të mbërrijë pandemia e radhës e gripit”, thotë Yonatan Grad, profesor i imunologjisë dhe sëmundjeve infektive në shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit.

Ndërsa nuk paraqitet si pandemia e llojit të 1918-ës, sezoni i gripit të këtij viti është përkeqësuar nga disa faktorë. Virusi dominant është i vjetër, por i fortë, i llojit H3N2. Identifikuar 50 vjet më parë, ai ka prirje drejt mutacioneve të shpejta që i lejon të pushtojë sistemin mbrojtës të trupit krijuar për variantet e mëparshme.

Si rezultat, vaksina aktuale e gripit, e nxjerrë në fillim të vitit të shkuar, ka qenë përgjysmë efikase nga zakonisht.

Raportimet nga Australia, ku sezoni i gripit mbërrin gjysmë viti përpara sesa në hemisferën veriore, plus analizimet e hershme nga Kanadaja, tregojnë për një efikasitet të ulët të vaksinës kundër H3N2, gati 10 për qind nga sezone tipike prej 30 deri në 60 për qind.

Gripi mund të vrasë, por po ashtu ai dobëson sistemin imunitar kundrejt infeksioneve dytësore, sidomos ndaj pneumonisë bakteriale.

Në këtë sezon, duket se të prekurit nga gripi janë sulmuar nga më shumë viruse të rrugëve të frymëmarrjes sesa zakonisht. Një dokument i fundit vë në dukje po ashtu se situata është përkeqësuar nga një reduktim i nivelit të vaksinimit (për shkak të shqetësimit të paprovuar për sigurinë e vaksinave) dhe rritjes së rezistencës ndaj antibiotikëve.

Kërkimet në lidhje me gripin janë përmirësuar, sidoqoftë. Madje, edhe kur nuk janë tepër efektive, vaksinat reduktojnë fluksin, ashpërsinë dhe transmetimin e infeksionit, ndërsa medikamentet anti-virale reduktojnë zgjatjen dhe ndikimin e sëmundjes. Por, së bashku me fushatat sensibilizuese për rritjen e vaksinimit, janë të mundshme përmirësime të tjera të vaksinave.

Pjesa më e madhe e vaksinave varen nga kultivimi në vezët e pulave. Profesori Grad vë në dukje se një gjë e tillë mund të shkaktojë mutacion në kushtet e brendësisë së vezës, që redukton efikasitetin e tyre si antigjenë.

Për vite, kërkuesit kanë punuar për ndryshimin e metodës nga qelizat e vezëve drejt proteinave të kafshëve apo insekteve të tjera.

“Kupa e Shenjtë”, sidoqoftë, është një vaksinë universale për gripin që do të ishte efikase si ndaj shpërthimeve stinore ashtu edhe ndaj pandemive.

Një taktikë përfshin përpjekjen për të dobësuar virusin e gripit duke goditur bërthamën e tij në vend të kokës, që është pjesa që kryen mutacion.

Përdorimi nga ana tjetër, i një virusi të gjallë të modifikuar mund të nxisë një përgjigje më të fortë e të vendosur nga sistemi imunitar.

Një arritje mund të mos jetë e menjëhershme në këtë drejtim, por mijëra të prekur nga kolla, rrufa e infeksionet e frymëmarrjes do të ishin të kënaqur ta dëgjonin këtë lajm të mirë.(tesheshi)

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Johannes Hahn: Europa e bashkuar veç pas pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Previous article SHTYPI GJERMAN/ Dështim i paparë i BE në Kosovë e Bosnje

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT