• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPIRTRAT DHE TË VDEKURIT”/ Festa e importuar e Halloween, shpenzimet e “FRIKSHME” në Tiranë
Home
Ekonomi

“SHPIRTRAT DHE TË VDEKURIT”/ Festa e importuar e Halloween, shpenzimet e “FRIKSHME” në Tiranë

31 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekonomi, Sociale

Halloween është një festë traditë e amerikanëve, e cila ndonëse pa asnjë kontekst historik apo kulturor, filloi të praktikohej edhe në vendin tonë. Prej disa vitesh tashmë, ditët e fundit të tetorit të shumta janë bizneset që kanë ndryshuar vitrinat apo shërbimet e tyre, duke iu bashkuar kësaj tematike.

Sa i përket shitjeve me pakicë, kanë nisur që më herët të furnizohen me artikuj të kësaj feste. Sipas shitësve në Tregun çam në Tiranë, brenda 10 viteve ka ndryshuar shumë përshtatja me këtë festë. Sipas tyre, n.q.s para 10 viteve në dyqan merrnin ndonjë maskë në veçanti ose më pak artikuj, tashmë gama është zgjeruar.

Sipas shitësve me pakicë, edhe në dyqane të tjera në kreyqytet, duke përfshirë edhe dyqanet e lodrave për fëmijë, kërkesat më të mëdha vijnë nga fëmijët. Sipas tyre, kjo ndodh sepse shkollat apo kopshtet organizojnë festa me këtë tematike, për të cilën nevojiten artikuj të tillë. Edhe përfaqësues nga Jumbo, tregojnë se ndër vite kërkesa për produkte të tilla ka qenë në rritje dhe gama që ofrohet këtë vit në dyqan ka qenë më e larta e çdo viti. Edhe kërkesat janë dyfishuar, duke nisur nga veshje të një personazhi të caktuar, kapele, maska etj.

Një tjetër biznes që po ‘përfiton’ ekonomikisht nga kjo festë është ai i argëtimit. Dorjan Maknori, menaxher i një club-i tregon për Monitor se ky është viti i 13 që organizojnë ‘party’ më këtë tematike dhe njëkohësisht, viti që ka pasur rezervimet më të larta. Këtë vit sipas tij, në përputhje me idenë e viteve të mëparshme, angazhohet një DJ i njohur, hyrja është gjithnjë e lirë, sepse festa funksionon me tavolina (në rastin e atyre VIP) ose me pije. Edhe për një pjesëmarrje të tillë, të rinjtë kryesisht që janë frekuentuesit, kanë një kod veshje të caktuar, si dhe make up me këtë tematikë. Pikërisht edhe make up artistët janë një tjetër kategori, që kanë fluks pune dhe prenotimesh për këtë ditë.
Sipas Federatës Kombëtare Amerikane të Shitjeve me Pakicë, vitin e shkuar, më shumë se 179 milionë amerikanë festuan Halloween, krahasuar me 171 milionë në vitin 2016. Halloween në SHBA njihet si festa më e madhe pas Krishtlindjeve dhe fitimet janë kolosale, sidomos në shitjet me pakicë. Sipas shifrave të Statista, për të rriturit, fëmijët apo kafshët e tyre, kostumet janë artikujt kryesorë për të cilët janë shpenzuar më shumë para nga amerikanët, rreth 3.14 miliardë dollarë në vitin 2016./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË NGROHTA DHE ME STIL/ Këto janë veshjet që i duhen çdo vajze për të qënë “In” edhe kur është ftohtë
Previous article STUDIMI I RI/ Hendeku midis shtatëzanive duhet të jetë të paktën 1 vit

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT