• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI TRAGJIK NË BEJRUT/ Presidenti i Libanit nuk përjashton mundësinë e një sulmi
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI TRAGJIK NË BEJRUT/ Presidenti i Libanit nuk përjashton mundësinë e një sulmi

7 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, ka thënë se hetimet rreth shpërthimit që ka ndodhur në një port në Bejrut më 4 gusht, janë duke u fokusuar nëse kjo ngjarje është shkaktuar nga neglizhenca, nëse ka qenë aksident, apo ka të bëjë me ndonjë lidhje të jashtme, është cituar të ketë thënë zyra e tij sipas mediave lokale, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

“Shkaku nuk është gjetur ende. Ka mundësi të ndonjë ndërhyrjeje të huaj përmes raketës, bombës apo ndonjë veprimi tjetër”, ka thënë Aoun, në disa komente të konfirmuara nga zyra e tij.

Ai ka thënë se hetimet janë duke u kryer në tri nivele.

“E para, si ka hyrë materiali shpërthyes në atë objekt dhe si është ruajtur, e dyta, nëse shpërthimi ka qenë rezultat i neglizhencës apo ndonjë aksidenti dhe nëse ka mundësi të ndonjë ndërhyrjeje të jashtme”.

Zyrtarët libanezë besojnë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes.

Sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për kohë të gjatë.

Gjatë ditës së mërkurë, qeveria ka urdhëruar që zyrtarët e portit të vendosen në arrest shtëpiak.

Të premten në Bejrut është raportuar për shpërthim të protestave, në të cilat është kritikuar qeveria e këtij vendi pas shpërthimit të disa ditëve më parë.

Shumë njerëz në Liban kanë pretenduar se pakujdesia e qeverisë ka çuar në shpërthimin, i cili ka lënë të vdekur të paktën 140 persona, derisa ka plagosur rreth 5,000 të tjerë.

Autoritetet shqetësohen se numri i viktimave mund të jetë më i madh./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SELFIE" SEKSI DHE TROFETË E PARË/ Wanda Nara shijon Parisin me Icardin (FOTO)
Previous article AVIONI I U PËRPLAS NË PISTË/ 15 persona humbin jetën, 4 të tjerë ende të bllokuar nën rrënoja

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT