Një aeroplan me 191 pasagjerë në bord u përplas në pistë, duke u ndarë në dy pjesë. Sipas raportimeve më të fundit të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Fluturimi Boeing-737 nga Dubai kishte në bord Indianët të cilët u bllokuan jashtë shtetit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Aviacionit Civil tha se kishte 190 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, mes tyre ishin edhe 10 foshnje, shkruan Reuters.
Mediat raportojë se avioni rrëshqiti në pistë, duke u rrëzuar dhe ndarë në dy pjesë.
Shefi i policisë në Kerala tha se të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 pasagjerë janë akoma nën rrënojat e aeroplanit.


