• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPERTHIMI TEK SERVISI I CELULAREVE/ Flasin dëshmitarët: Dy djem hynë brenda para se të vinte policia, kur dolën…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPERTHIMI TEK SERVISI I CELULAREVE/ Flasin dëshmitarët: Dy djem hynë brenda para se të vinte policia, kur dolën…

13 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dyshimet se shpërthimi në dyqanin e celularëve mund të kishte ndodhur nga lënda përbërëse e baterive, duket se është hedhur poshtë nga dëshmitarët e ngjarjes, para se ekspertët të zbulonin mbetje eksplozivi në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë dje se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, aq sa ka shkaktuar dëme të shumta materiale edhe jashtë dyqanit, në xhamat e ndërtesave përreth dhe të disa bizneseve. Kanë qenë banorët e zonës, ata që i kanë ardhur në ndihmë të parë personit të plagosur, pasi kishin telefonuar më parë sallën operative.

“Fillimisht dëgjuam një shpërthim shumë të fortë. I ngjashëm me shpërthim lënde eksplozivi, tritol a diçka e tillë. Përreth pamë që ishin thyer xhama dhe kishte shumë dëme. Nxituam të shihnim se ku ndodhi ky shpërthim dhe pamë që servisi i celularëve ishte shumë i dëmtuar. Menjëherë i telefonuam Policisë dhe denoncuam se çfarë kishte ndodhur”, tregojnë disa dëshmitarë të ngjarjes.

Më pas, ata thonë se dy të rinj nxituan të futeshin brenda në dyqan për të parë nëse kishte persona të plagosur.

“Dy djem hynë brenda para se të vinte Policia. I pamë kur dolën duke mbajtur në krahë një person që ishte në gjendje shumë të rëndë. Dukej që ishte dëmtuar shumë, pasi shpërthimi ishte shumë i fortë. I ishin dëmtuar gishtat e duarve, këmbët dhe ishte i nxirë e i gjakosur në fytyrë. Më pas erdhi Policia dhe rrethoi zonën. Na largoi nga vendi i ngjarjes. Më pas erdhi edhe ambulanca që mori të plagosurin”, treguan dje dëshmitarët. Disa prej personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe të njohur të të plagosurit Gentian Hoxha, janë shoqëruar në Polici për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI LAMI/ Telenovelat turke si mjet influence
Previous article Publikohen pamjet: Enca në momente intime me modelin e njohur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT