Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku lënda plasëse i është vënë lokalit “Jujo” përballë gjimnazit “Petro Nini”.
Mësohet se rreth 100 gramë tritol i është vendosur lokalit nga një person i veshur me kostum sportiv dhe me kapuç rreth orës 03:30 të mëngjesit.
Kamerat kanë kapur momentin kur autori vendos tritolin brenda rrethimit të lokalit dhe largohet në këmbë.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa janë dëmtuar edhe bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.
Sipas burimeve të policisë, pronari Arben Koçollari nuk ka precedentë penalë, ndërsa policia po heton për të zbardhur ngjarjen, ku pista kryesore është se tritoli është vendosur për shkak të konkurencës.


