Vlora është shtuar sërish në hartën Covid. Në Vlore është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.
Bëhet fjalë për një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe. Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamponin i cili rezultoi pozitivë. I infektuari është dërguar në Tiranë.
Dyshohet se i prekuri ka pasur kontakt me një person nga Tiranë gjatë kohës që ka punuar në Himarë.Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua rekord me numrin e të prekurve në vend. Gjatë 24 orëve u konfirmuan 42 të infektuar me koronavirus


