Ka dalë ekspertimi për tritolin e vendosur në makinën e 38-vjeccarit Ervin Memo në 21 prill 2018 në Fier.
Sipas ekspertëve kriminalistikë lënda eksplozive e vendosur në makinën e Memos ndodhej brenda në kroskot, në anën e djathtë të tij dhe është aktivizuar me anë të celularit.
Ekspertët kriminalistikë pas ekspertimit që i kanë bërë makinës tip Benz me targa AA 270 IV, kanë dalë në përfundimin se lënda plasëse është aktivizuar me anë të një thirrjeje telefonike.
Tashmë po punohet nga policia për të verifikuar numrin celular që ka kryer thirrjen. Ka qenë vendodhja e eksplozivit në kroskot ajo që ka sjellë shkatërrimin e plotë të mjetit si edhe shpëtimin e jetës së Memos. 38-vjeçari doli vetë nga makina.
Ekspertët kanë thënë se presioni i krijuar nga shpërthimi i eksplozivit është përqëndruar në drejtim të ndenjëses së pasagjerit.
38-vjeçari Ervin Memo ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit duke marrë kështu goditje që i sollën vetëm dëmtime në lëkurë por pa pasoja të rënda për jetën.


