• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës Italo-Greke (FOTO)
Home
Dossier

Kur britanikët ndihmonin Greqinë në tokë shqiptare gjatë luftës Italo-Greke (FOTO)

19 August, 2018 k.autor Dossier

Pakkush kujtohet t’a vërë në dukje si një fakt të rëndësishëm historik.

Bëhet fjalë për rolin e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) në fushatën për mbrojtjen e Greqisë ndaj sulmit italian, apo më mirë të themi, gjatë Luftës Italo-Greke në vjeshtë 1940-pranverë 1941.

Ndodhi përpara se gjermanët me një aksion “blitz” të rifusnin në lojë sërish italianët e ta ndanin territorin grek mes tyre, duke shpërblyer disi edhe aleatin tjetër të tyre Bullgarinë, me territore në verilindje të Greqisë.

Fushata italo-greke paradoksalisht u zhvillua në kufinjtë shqiptaro-grek dhe sot e kësaj dite akoma ngre kokë si një copëz historie që ndikon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve.

Këto foto të studiuesit Armand Plaka botuar në DITA ilustrojnë aktivitetin e skuadroneve të RAF-it britanik në ndihmë të ushtrisë greke, e cila operonte më së shumti në terren, ku shënuan një përparim spektakolar duke u futur thellë në tokën shqiptare.

“Arkivat britanike e posaçërisht “Muzeu Perandorak i Luftës”, tashmë prej kohësh na japin një ide më të qartë të prezencës, rolit dhe kapaciteteve të Flotës Luftarake Britanike gjatë asaj periudhe.

Diçitura e një fotoje është shumë domethënëse: Pamje nga ceremonia mortore e tetarit britanik, John Merifield, anëtar i Skuadronit  30 të RAF-it britanik, i pari dëshmor i Flotës Ajrore Mbretërore (RAF) për mbrojtjen e Greqisë nga sulmi italian. Ai u vra gjatë ofensivës së parë të RAF-it më 6 nëntor 1940, kur skuadroni i tyre u sulmua nga skuadronet ajrore italiane, ndërsa RAF-i kishte ndërmarrë një inkursion mbi Vlorë, në territorin shqiptar.

Në një foto tjetër, shihen anëtarët e një avioni të Skuadronit 30 të RAF-it, të cilët bëjnë gati pajimet luftarake për të kryer misionin e tyre të bombardimit e goditur objektivat ushtarake italiane në Shqipëri.

Po ashtu, në një tjetër foto, na shfaqet Komandanti i RAF-it për Greqinë, J H D’Albiac, në tavolinën e tij të punës në selinë e RAF-it në Athinë, në “Grande Bretagne Hotel” e kështu me radhë” – shkruan Plaka në DITA.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLIT KOMBËTAR I REZISTENCËS SË IRANIT/ Regjimi dërgon agjentë spiunë në Shqipëri dhe Evropë
Previous article SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË FIER/ Tritoli ishte vendosur në KROSKOTIN e makinës së Ervin Memos. Autorët...

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT