• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI I OMICRON/ Mjekja: Brenda ditësh infektohet e gjithë familja. Ja çfarë thotë për shërimin pas Covid-it
Home
Sociale

SHPËRTHIMI I OMICRON/ Mjekja: Brenda ditësh infektohet e gjithë familja. Ja çfarë thotë për shërimin pas Covid-it

18 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Varianti Omicron i koronavirusit e ka vendosur sistemin shëndetësor në një situatë më të vështirë për shkak të fluksit të madh të njerëzve të infektuar. Kështu u shpreh mjekja pneumologe Silvana Sadria në studion e “Dita Jonë”, e cila theksoi se izolimi dhe respektimi i masave tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë.

“Nuk jemi më në ato situata fillestare të pandemisë. Omicron na ka vënë në një situatë më të vështirë, me fluksin e madh të njerëzve sepse nëse është një pjesëtar i familjes i infektuar, brenda pak ditësh shume shpejt infektohet e gjitha familja. Numrat janë rritur shumë dhe statistikat janë edhe më shumë se aq, masat tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë se përhapja është shumë e shpejtë. Personeli shëndetësor është në gatishmëri. Tjetër vështirësi është edhe gripi stinor që vitin e kaluar nuk e kishim dhe duhen analiza laboratorike. Simptomat janë pak a shumë njësoj dhe ky është paniku që i kap. Izolimi dhe masa më shumë se asnjëherë ka vlerë te ky variant se e gjithë periudha është 3-5 ditë dhe negativizimi është shumë shpejt”.

Ajo tha se për shkak të fluksit të madh të të prekurve nga ky variant, numri i vizitave në ditë ka arritur në 50-60 nga 10 që ka qenë norma ligjore mesatare.

“Norma ligjore mesatare është 10 pacientë në një turn, ndërkohë tani shkojnë edhe 50-60. Ne shpesh jemi të lodhur dhe s’ kemi kohë as për t’u sëmurur. Ne e kemi kaluar të gjithë Covid në stafin e Dispanserisë, përveç meje. Jemi të gjithë të vaksinuar”.

Mjekaj Sadria apeloi për kujdes të shtuar pasi përpos variantit Omicron ka ende të prekur me variantin Delta i cili është gjithashtu në qarkullim.

Sa i përket Covidit të gjatë, ajo nënvizoi se më shumë vështirësi kanë hasur me pacientët e sëmurë me diabet dhe sëmundje imune për rikuperim.

“Pasi kalon faza akute që shpëton jetës dhe ata që e kalojnë lehtë të gjithë rikthehen te pneumologu, se kjo sëmundje ka prekur bazën e pjesës së pulmonit dhe ka lënë një fibrozë që duhet testuar kapaciteti pulmonar. Ka pacientë që janë rikthyer në gjendjen e mëparshme. Periudha më e vështirë është e rikuperimit. Ka pasur pacientë që kanë ndenjur shumë me oksigjen sidomos ata me diabet, po dhe te këta kemi pasur më shumë vështirësi. Rikuperimi vazhdon”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E INFEKTIMEVE/ Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë
Previous article INTEGRIMI/ Soreca: Konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë të mbahet sa më shpejt

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT