• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E INFEKTIMEVE/ Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë
Home
Nderkombetare

RRITJA E INFEKTIMEVE/ Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë

18 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kina ka anuluar shitjen e biletave për publikun për Olimpiadën Dimërore që do të mbahet në Pekin, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Organizatorët thanë se vetëm një grup i përzgjedhur i shikuesve do të ftohen që të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe ata do t’i nënshtrohen protokolleve strike me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Pekini veçse ka njoftuar se nuk do të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve të huaj në Olimpadën që do të nisë më 4 shkurt. Atletët dhe pjesëmarrësit e tjerë duhet që të ndjekin protokolle strikte shëndetësore gjatë këtyre lojërave. Kina po ndjek politikën e njohur si ‘zero COVID’, edhe pse ky shtet ka përjetuar disa shpërthime të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit. Rastet e para me këtë variant në Kinë u raportuan më 15 janar.

Ndërkaq, një studim në Izrael sugjeron se doza e katërt e vaksinës kundër koronavirusit ofron vetëm mbrojtje të kufizuar ndaj Omicronit. Rezultatet paraprake në studimin e kryer me personat që morën dozën e katërt të vaksinës Pfizer apo Moderna “kanë treguar se vaksinat janë të sigurta dhe kanë prodhuar një sasi të konsiderueshme të antitrupave, por vaksinat janë pjesërisht efektive në mbrojtjen ndaj variantit Omicron”, tha ekipi i Qendrës Shëndetësore Sheba.

Doza e tretë dhe e katërt, megjithatë konsiderohen se janë shumë efektive ndaj varianteve paraprake të COVID-19. Izraeli nisi dhënien e dozave përforcuese verën e kaluar dhe ka miratuar edhe dhënien e dozës së katërt për personat e moshuar dhe ata më të cenueshëm. Gjetjet e këtij studimi mund të kenë ndikim lidhur me atë nëse autoritetet do të vendosin që të zgjerojnë fushatën e imunizimit me dozën e katërt edhe te popullata e përgjithshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MEQENËSE MENDON SE JAM KAQ I TRASHË"/ Romeo nxjerr në ankand “Instagram”-in e Donaldit: Do më vrasë kur të dalë
Previous article SHPËRTHIMI I OMICRON/ Mjekja: Brenda ditësh infektohet e gjithë familja. Ja çfarë thotë për shërimin pas Covid-it

s.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT