• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI I EBOLËS NË REPUBLIKËN E KONGOS/ OBSH publikon rekomandimet për trajtimin dhe vaksinat
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI I EBOLËS NË REPUBLIKËN E KONGOS/ OBSH publikon rekomandimet për trajtimin dhe vaksinat

31 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

OBSH ka publikuar rekomandimet e saj të reja mbi trajtimet dhe vaksinat që mund të përdoren për të luftuar shpërthimin e Ebolës në Republikën e Kongos, ku autoritetet shëndetësore po përballen me një përhapje të variantit Bundibugyo të virusit.

Njoftimi u bë gjatë vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së në Bunia, kryeqendra e provincës Ituri dhe epiqendra aktuale e shpërthimit. Sipas OBSH-së, ekspertët kanë vlerësuar një sërë trajtimesh dhe vaksinash potenciale për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Për trajtimin e pacientëve të konfirmuar me Ebola, ekspertët rekomandojnë zhvillimin e provave klinike me antitrupat monoklonalë MBP134 dhe Maftivimab, si dhe me antiviralin remdesivir. Gjithashtu po shqyrtohet një terapi e kombinuar që përfshin antitrupa dhe ilaçe antivirale.

Për personat që kanë pasur kontakte të ngushta me raste të dyshuara ose të konfirmuara, OBSH sugjeron përdorimin e antiviralit oral obeldesivir si masë parandaluese. Megjithatë, organizata thekson se gjurmimi i kontakteve mbetet një sfidë e madhe në disa zona të prekura të vendit.

 

Sa i përket vaksinave, kandidati më premtues konsiderohet vaksina rVSV Bundibugyo, e zhvilluar nga International AIDS Vaccine Initiative. Sipas OBSH-së, do të duhen edhe shtatë deri në nëntë muaj përpara se vaksina të jetë gati për prova klinike te njerëzit.

Një tjetër vaksinë në zhvillim, ChAdOx1 Bundibugyo, e krijuar nga University of Oxford dhe Serum Institute of India, mund të jetë e disponueshme për testime brenda dy deri në tre muajve të ardhshëm, megjithëse nevojiten ende të dhëna shtesë mbi sigurinë dhe efektivitetin e saj.

OBSH vuri në dukje se vaksina Ervebo, e përdorur kundër variantit Zaire të Ebolës, nuk duket të ofrojë mbrojtje efektive ndaj variantit Bundibugyo që po qarkullon aktualisht.

Ndërkohë, organizata po bashkëpunon me autoritetet e Republikën e Kongos dhe Ugandën për të zhvilluar protokolle të përbashkëta testimi për trajtimet dhe vaksinat e propozuara.

Pavarësisht përparimeve shkencore, OBSH thekson se prioriteti kryesor mbetet ndërprerja e zinxhirit të transmetimit përmes diagnostikimit të shpejtë, izolimit të rasteve, gjurmimit të kontakteve, kujdesit ndaj pacientëve dhe ndërgjegjësimit të komuniteteve.

Sipas të dhënave më të fundit të CDC Africa, në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar mbi 1,000 raste të dyshuara me Ebola, ndërsa 246 persona kanë humbur jetën nga sëmundja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKSIDENTUA ME MOTOR NË RODOS/ Ndërron jetë pas tetë muajsh në spital 17-vjeçari shqiptar! Familja tërheq trupin për prehje në vendlindje
Previous article TRUMP NDRYSHON DRAFTIN PËR IRANIN/ Kërkon kushte më të rrepta për armëpushimin

s.autor

Postime të ngjashme

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT