Detaje te reja nga shperthimi i tritolit mbreme vone ne oborrin qe lidh dy banesa ne fshatin Larushk Fushë-Krujë.
Tritoli ishte vendosur ne oborrin qe lidh banesen e gjyshit te Xhisiela Malokut me kusheririn e tij.
Tritoli eshte vene prane baneses se shtetasit, Ramazan Muça dhe Besim Muça. Per fat nuk ka pasur te lenduar.
Informacioni i policise:
Fushë – Krujë
Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në Polici 9 persona.
Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve


