Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjën e djeshme, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat B.M dhe R.M.
Njoftimi i policisë:
Fushë – Krujë
Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në Polici 9 persona.
Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve


