• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIM NË GAZA/ Vriten 7 ushtarë izraelitë
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIM NË GAZA/ Vriten 7 ushtarë izraelitë

25 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtatë ushtarë izraelitë u vranë të martën në qytetin jugor të Gazës, Han Junis, kur mjeti i tyre i blinduar u godit nga një shpërthim, tha një zyrtar ushtarak izraelit të mërkurën.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti në përputhje me rregullat ushtarake, tha se emrat e gjashtë prej shtatë ushtarëve janë lejuar për publikim, ndërsa njëri ende po mbahet i fshehur.Më shumë se 860 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 pas sulmit të Hamasit në Izrael – përfshirë mbi 400 gjatë luftimeve brenda Gazës.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Po ashtu, në zonën e Han Junisit, një ushtar u plagos rëndë të martën nga të shtëna armësh, njoftoi ushtria.

Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, theksoi në kanalin e vet në Telegram se kishte ngritur pritë ndaj ushtarëve izraelitë që ishin strehuar në një ndërtesë banimi në jug të Rripit të Gazës.

Sipas Hamasit, disa ushtarë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi u sulmuan me një raketë Yassin 105 dhe një tjetër raketë në jug të Han Junis. Më pas, luftëtarët e al-Qassam goditën ndërtesën me mitraloza.

Nuk është e qartë nëse këto dy incidente janë i njëjti rast. Sulmi vdekjeprurës ndodhi ndërsa numri i viktimave palestineze në Gazë kaloi shifrën 56.000.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha të martën se lufta 21-mujore e Izraelit ka vrarë 56.077 njerëz. Izraeli thotë se shënjestron vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për viktimat civile, pasi ky i fundit operon në zona të populluara. Izraeli pretendon se mbi 20.000 militantë të Hamasit janë vrarë, por nuk ka dhënë prova për këtë pretendim. Hamasi nuk ka komentuar për numrin e viktimave të veta.

Hamasi e sulmoi jugun e Izraelit në vitin 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke i rrëmbyer 51 të tjerë. Shumë pengje janë liruar përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të tjera./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA PARTIZANI/ Jamarbër Malltezi mbetet në arrest shtëpie, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin
Previous article "NUK JEMI KUKLLA"/ Nga thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajn tek pjesëmarrja në një film p*ronografik, rrëfehet Ledri Vula

s.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT