Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një autobus në Egjipt, ku për pasojë janë plagosur të paktën 16 persona.
Ngjarja ka ndodhur në Kajro, pranë Muzeut të Madh, i cili ndodhet në fazë ndërtimi në piramidat e Gizës.
Sipas autoriteteve vendase dhjetë nga të plagosurit janë egjiptianë, ndërsa 6 të tjerët nga Afrika e Jugut. Shumica e të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa tre janë trajtuar në spital, thonë zyrtarët.
Një bombë artizanale ishte vendosur në rrugën ku kaloi autobusi, duke bërë që të shpërthejë.
Nuk dihet ende se kush ishte pas kësaj ngjarjeje, por militantët islamikë kanë sulmuar turistë në Egjipt në të kaluarën, shkruan BBC.



