• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPËRTHEN” Tomor Alizoti: Parlamenti i mbushur me injorantë! Rama dhe Basha duhet të ishin…
Home
Politikë

“SHPËRTHEN” Tomor Alizoti: Parlamenti i mbushur me injorantë! Rama dhe Basha duhet të ishin…

16 November, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka akuzuar ashpër gjatë fjalës së tij në parlament. Ai ka thënë se shumica e deputetëve në sallë janë ‘injorantë’, duke akuzuar se nuk bëjnë fjalime politike, por teatër.

“Kam bindjen dhe përshtypjen që të mos flisja fare në këtë parlament, por më ngacmoi pak ministrja e Financave me teorinë e Kenesit. Kenesi është një filozof i famshëm anglez dhe shquhet si një i majtë i social demokracisë. A është politika juaj e buxhetit e majtë Kenesiane? Unë kam përshtypjen që një pjesë e deputetëve që kanë ardhur me biletë, sepse e quaj biletë sepse kanë ardhur duke blerë vota, nuk e njohin këtë teori. PPP që bëni ju nuk janë të Kenesit. Pra, jeni qeveri e majtë apo e djathtë? Jeni për një shtet të vogël e një treg të lirë, apo për një shtet të majtë? Fatkeqësia e këtij parlamenti është që s’ka fjalime politike, ka teatër.

Ndaj ju ndiheni keq kur shihni banalitete në parlament. Buxheti është elementi më i rëndësishëm i një ekonomie, kur kryeministri nuk është në sallë, por duhet të ishte dhe kryetari i opozitës. Është buxheti, sepse është më i rëndësishmi. Nuk kemi kohë dhe koha është e shkurtër për ne që të themi dy gjëra, por koha zgjatet nëpërmjet dy figurave të rëndësishme, e cila është e gjitha teatër. Kush është çun më i mirë dhe kush bën gallatë më shumë. Politika nuk është gallatë, sepse kemi një vend që është më i varfri në rajon. Sot, ka një elitë shumë më të pasur se në të gjithë kohërat e saj. Elita shqiptare sot mund të sfidojë edhe elitën e botës, edhe të SHBA-ve, aq e pasur është. E pasur pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në parlament. Më vjen keq ta them këtë gjë, por ne kemi banalitet. Prandaj politika shqiptare është linçim, nuk ka. Kryeministri dhe lideri juaj që ju keni frikë ta kundërshtoni, një pjesë e madhe i servilosen për të kapur ndonjë post. E di kur ka vdekur parlamentarizmi, kur listat për deputet i bën kryetari i partisë.

 

Duhet ta mbash mirë me kryeministrin, edhe andej nga pala jonë që të bëhesh deputet. Edhe kur vjen këtu nuk di çfarë të thuash. Ky është realitet i hidhur i Shqipërisë. Meqë jemi pak veta këtu e s’na dëgjon njeri, kjo është fatkeqësia e shqiptarëve. Nga politika s’ka për t’i ardhur gjë, por shpresoj që ata njerëz që na dëgjojnë të rebelohen në mënyrë demokratike dhe të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Alizoti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Si ndodhi përplasja me armë mes 2 grupeve SHQIPTARE në Greqi, autori i dha mesazh “shënjestrës”
Previous article ÇËSHTJA "KESSIE" VAZHDON/ Maldini “plaçkit” Interin, zbulohet plani i drejtuesit për merkaton

F.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT