• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHEN NDAJ MACRON/ Salvini: Të shkojë vetë të luftojë kundër Rusisë, nuk i dërgojmë bijtë tanë në luftë
Home
Nderkombetare

SHPËRTHEN NDAJ MACRON/ Salvini: Të shkojë vetë të luftojë kundër Rusisë, nuk i dërgojmë bijtë tanë në luftë

20 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë.

Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e ka përjashtuar mundësinë që të dërgojë trupa tokësore për të luftuar krah Kievit, ky skenar po studiohet ende nga Koalicioni i të Vullnetshëmve, një grupim prej 31 shtetesh nga Europa e më gjerë, që qëndrojnë kundër agresionit rus.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, deklaroi të mërkurën se ai është kundër dërgimit të trupave italiane në Ukrainë.

Deklarata e tij lidhej me një qëndrim të shprehur një ditë më parë nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është një liderët e Koalicionit të të Vullnetshëmve, se Franca mund ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën.

“Absolutisht jo. Po të dojë, të shkojë Macron. Por të shkojë vetëm ai, mendoj, sepse asnjë francez nuk do ta ndiqte dhe as ndonjë ushtar italian. 

Ky është qëndrimi im si zëvendëskryeministër, si ministër dhe si sekretar i Legës. Bijtë tanë nuk do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Kjo është pak, por e sigurt,” tha Salvini.

Zv.kryeministri vlerësoi përpjekjet e presidentit Trump për të ulur palët në tryezë.

“Mendoj se Trump, me mënyrat e tij, që mund të duken të improvizuara ose joformale, po ia del aty ku të tjerët kanë dështuar: të ulë në tavolinë [Vladimir] Putinin me [Volodymyr] Zelensky-n. Është diçka që nuk ndodhte prej vitesh. Pastaj u takon atyre të zgjedhin pikat ku bashkohen.

Sigurisht ushtritë europiane, riarmatimet europiane, borxhet e përbashkëta europiane për të blerë raketa apo ‘makronimet’ [lojë fjalësh me mbiemrin Macron] duhen tejkaluar. Nuk e di vërtet a do të ndodhë takimi në Budapest, në shtëpinë e Orbanit të lig, e Orbanit sovranist, e aleatit të Salvinit dhe Le Pen,” deklaroi Salvini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET PLAGOSJA NË DURRËS/ Altin Lekegegaj qëlloi 28-vjeçarin për vendin e parkimit në Hamallaj, i riu në gjendje kritike
Previous article ANALIZA: Tarifat e Trump zëvendësojnë diplomacinë

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT