• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA: Tarifat e Trump zëvendësojnë diplomacinë
Home
Nderkombetare

ANALIZA: Tarifat e Trump zëvendësojnë diplomacinë

20 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë fushatës, Donald Trump premtoi se do të përdorte tarifat për të ringjallur industrinë amerikane, duke kthyer vendet e punës në SHBA dhe “duke e bërë Amerikën sërish të madhe”. Por më shumë se gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, ekspertët thonë se lufta tregtare e presidentit po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një armë politike, duke zëvendësuar format tradicionale të diplomacisë.

Objektivi i radhës është India, e cila nuk ka arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-të. Trump duket i vendosur të vendosë një tarifë shtesë prej 25% mbi mallrat indiane, duke e çuar totalin në 50%, niveli më i lartë i vendosur ndonjëherë ndaj një vendi, së bashku me Brazilin.

Kjo është një kthesë e fortë nga muajt e parë të administratës së tij, kur Uashingtoni dukej i interesuar të vazhdonte përpjekjet dypartiake për forcimin e marrëdhënieve me Indinë si balancë ndaj ndikimit kinez. Por tani, tarifat po përdoren si kërcënim ndaj vendeve që perceptohen si të papërshtatshme me politikën e SHBA-ve.

Pesë raunde bisedimesh tregtare mes dy vendeve nuk kanë sjellë rezultate, ndërsa negociatat e planifikuara për javën e ardhshme janë anuluar. Kjo lidhet me kërkesën e Trump që India të ndalojë blerjen e naftës ruse, e cila përbën rreth 35% të furnizimit të saj, një kërkesë që New Delhi e konsideron të papranueshme.

“Tarifat kanë një qëllim të qartë: mbrojtjen e industrisë vendase nga konkurrenca. Por kjo nuk është më për ekonominë… është shndërruar në një mjet presioni gjeopolitik”, thotë Dr. Stuart Rollo nga Universiteti i Sidneit.

Vetë Trump e ka pranuar këtë qasje. Përveç Indisë, ai ka vendosur një tarifë 35% ndaj Kanadasë me qëndrimin e saj për njohjen e shtetit palestinez, ndërsa për Brazilin, ku tarifa ka arritur në 50%, ai e ka justifikuar me gjyqin ndaj ish-aleatit të tij, Jair Bolsonaro, i akuzuar për komplot për grusht shteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.

Këshilltari i lartë tregtar i Trump, Peter Navarro, madje ka shpikur një term të ri për këto masa: “tarifa të sigurisë kombëtare”. Senatorët demokratë, nga ana tjetër, e shohin këtë si mënyrë për të detyruar “besnikëri ndaj presidentit”, jo si politikë ekonomike.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo qasje rrezikon të shtyjë Indinë drejt Kinës, në një kohë kur marrëdhëniet mes vendeve të grupit BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut) po forcohen. Vizitat e fundit diplomatike tregojnë një afrimitet të ri mes këtyre fuqive, që përfaqësojnë rreth 40% të ekonomisë botërore.

Ndërkohë, SHBA-të kanë humbur terren edhe në diplomaci. Shkurtimet në Departamentin e Shtetit dhe në programet e ndihmës së jashtme të USAID kanë lënë Uashingtonin me një “kuti veglash” shumë më të kufizuar.

“Tarifat kanë zëvendësuar diplomacinë”, thotë Rollo. Dhe përballë krizave në rritje, Trump duket se i sheh të gjitha sfidat globale përmes një mjeti të vetëm: Një çekan, duke i trajtuar të gjitha si gozhda./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN NDAJ MACRON/ Salvini: Të shkojë vetë të luftojë kundër Rusisë, nuk i dërgojmë bijtë tanë në luftë
Previous article DETAJET E PARA/ Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet nga vendngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT