Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuara e dytë e mbrëjmes në ‘Opinion’ me gazetarin Blendi Fevziu.
Ajo një moment në fjali e sipër është dukur në sytë e publikut se për një moment i ka përmendur nënën kryeministrit Rama.
DIALOGU ME FEVZIUN
“O Fevzi, ne do të merremi me të gjithë njerëzit e Ramës që janë të implikuar me krimin. Me vetë atë, me nënën, me gruan, me njerëzit e afërm, dhe me të gjithë”.
Fevziu: Në fakt nuk keni përse të përfshini familjen në këtë mes, sepse nuk është e drejtë …
Monika: Nuk e kisha për atë, e kisha për njerëzit e implikuar, dhe detyrimisht e tërheq dhe kërkoj ndjesë.
***
Ndërhyn Fevziu: Pse me mamanë e Ramës do luftoni ju zonja Kryemadhi?
Kryemadhi: Po them familjarët e vet që janë përfshirë në biznes, s’po them mamanë, më falni e tërheq, po përderisa jemi njerëz publik…
Ndersa tha se “për djegien e mandateve, do i vijë koha edhe atij vendimi por deri në qershor sa të marrim një përgjigje përfundimtare nga Brukseli per anetaresimin, por ne si opozitë s’duam të jemi shkak. Se per mua Rama është një kriminel që ka uzurpuar institiucionet dhe sot duhet të ishte në burg i dënuar për shkelje të kushtetutës”.
Ne debat me gazetarin Lorenc Vangjeli
Kryemadhi: Pse kush na qenka Rama qe beka deklarata dashurore ne FB, hajde Luli, hajde Luli.
Vangjeli: Me mire dashuri hipokrike se sa urrejtje e sinqerte.
Kryemadhi: AA vuake ne dashuri ti Vangjeli.
Përgatiti: AlpeNews.al


