• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shpërthen kreu i Avokatisë: Prokuroria shkeli haptazi ligjin për ish-ministrin, imagjinoni për qytetarët
Home
Aktualitet
Drejtësi

Shpërthen kreu i Avokatisë: Prokuroria shkeli haptazi ligjin për ish-ministrin, imagjinoni për qytetarët

25 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kreu i shoqatës së avokatëve penalistë, Saimir Vishaj, i ftuar në studion e Report Tv nuk kursyen kritikat në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për kërkesën që synonte arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vishaj thotë se organi i akuzës shkeli nenin 34 të Kodit Penal, duke mos i garantuar të drejtat procedurale personit në hetim, në rastin konkret Tahirit. Ai tha se kur një gjë të tillë Prokuroria nuk e zbaton ndaj një ish-ministri, qytetari i thjeshtë apo një ish-punonjës që kapet për vjedhje, është krejtësisht i braktisur.

“Kemi veprime joligjore të Prokurorisë. Sot drejtësia po shkon në një dyshesë që është pak e besueshme.

Anashkalimi i Ministrisë së Drejtësisë mua nuk më sjell një interes pozitiv.

Nëse flasim për rrugë procedurale, çdo provë që do vijë do vijë përmes një rruge, drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë. 

Organi i akuzës i ka pasur të gjitha mundësitë, sepse çështja nuk nisi në datën 17, por çështja ka nisur që në vitin 2015. ​

Baza e provës i takon organit të akuzës.

Akuza ka gabuar ndaj Tahirit, që në momentin e regjistrimit të tij në regjistrin e veprave penale.

Neni 34 i Kodit Penal thotë se në momentin që prokurori regjistron një ccështje ndaj një personi në hetim është i detyruar t’i japë të drejtat procedurale personit në hetim.

Mosdhënia e kësaj letre zotit Tahiri, imagjinoni një punonjës të thjeshtë që kapet për një vjedhje.

Sot në burgjet shqiptare kemi shumë të varfër, shumë njerëz punëtorë dhe jo ata që kanë kryer vepra të rënda penale”, u shpreh Vishaj.

Ai e quan të gabuar ndjekjen e çështjes Tahiri nga tre prokurorë.

“Të tre janë profesionistë, kjo që janë nga Tropoja apo nga Vlora, për mendimi tim është fyerje.

Por çështja duhej të bëhej me short dhe jo me tre prokurorë. Dhe kjo solli këtë rezultat. Nëse do kishim një prokuror në ushtrimin e të drejtës penale, do kishim reuzltat tjetër.

Vajtja e tre prokurorëve në mënyrë të rrufeshme, bëri që kjo të sfumohet përballë një maxhorance cila në momeitn e parë pa, a ka dyshim të bazuar në prova...”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Çudit' Gasperini, lë në stol Berishën ndaj Veronës
Previous article Konsumimi i tepërt i ëmbësirave, ja si t'ia dalim pa to

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT