• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPËRTHEN” keq deputetja shqiptare: Homoseksualët të shthurur, sjellin sëmundje!
Home
Rajon

“SHPËRTHEN” keq deputetja shqiptare: Homoseksualët të shthurur, sjellin sëmundje!

16 March, 2022 F.autor Rajon

Deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi, është deklaruar kundër miratimit të kodit të ri civil, për shkak të dispozitës që lejon regjistrimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë. Ajo ka përdorur fjalë të rënda ndaj homoseksualëve, për çka i ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ajo tha se me votën kundër synon “të mbrojë moralin publik” derisa tha se korniza ligjore në Kosovë nuk e pengon një çift të gjinisë së njëjtë që të bashkëjetojë.

“Kjo çështje ka nxitur edhe reagimin e bashkësive fetare, reagim të cilin e përshëndes. Nuk mund të themi se një parti e caktuar politike ka të drejtën e mendimeve brenda Grupit Parlamentar dhe se pozita unanimisht duhet të votojë në mënyrën e veçantë. Personalisht nuk kam provuar dhe as do të provoja kurrë të ndikoj në mendimin e dikujt tjetër sikur nuk ka provuar dhe ndikuar askush në mendimin tim. Pra, kjo është arsyeja se pse kërkesa për zyrtarizmin e lidhjes së çifteve të tilla me martesë e bashkësi civile merr dimension tjetër shoqëror, universal pasi që nuk mund të lejohet bashkësia apo të pengohet. Arsyeja pse është më mirë të mos parashihet në kod martesa apo bashkësia e regjistruar mes personave të gjinisë së njëjtë është mbrojtja e moralit publik.

‘Shpërthen’ keq deputetja shqiptare: Homoseksualët të shthurur, sjellin sëmundje!

Demi-Murtezi tha se secili shtet flet për vete se cili është standardi i moralit shoqëror derisa tha se për vendin e saj e sheh si të pranueshme martesën e personave e gjinive të kundërta.

“Çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral. Deklaroj votën time kundër në formën se si ka ardhur ky kod civil, prandaj i them po martesës tradicionale, mbrojtës së moralit publik, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbi të gjitha mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijëve”.

Ajo madje i ka dhënë vetës të drejtë t’i qaset kësaj teme edhe nga ana mjekësore.

“Arsyeja e dytë, pse është më mirë të mos parashihet në kod martesa apo bashkësia e regjistruar mes personave të gjinisë së njëjtë është mbrojtja e shëndetit publik, kjo për shkak të të dhënave të pakontestueshme shkencore se martesat mes gjinive të njëjta janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Plotësimi i nevojave seksuale në forma të shthurura në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut përbën veprim që dëmton rëndë shëndetin publik, duke u bërë shkak i sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme siç është HIV/AIDS. Duke qenë se në Kuvend kemi shumë deputetë që vijnë nga sfera e shëndetësisë, sfidoj të gjithë me radhë nëse kjo nuk është e vërtetë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI i Këlliçit: Basha mund të shkarkohet nesër
Previous article LUFTA/ "Fantazma e Kievit" flet për liderin çeçen: Çdo ushtarak rus duhet ta dijë se e dimë se ku janë...

F.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT