• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shpërthen epidemia e fruthit në Greqi, specialistët e shëndetësisë janë në alarm
Home
Rajon

Shpërthen epidemia e fruthit në Greqi, specialistët e shëndetësisë janë në alarm

3 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Specialistët e Organizatës Shëndetësore të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Greqisë janë në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit në Atikë e Peloponez. Nga muaji maj vihet re një përhapje masive e sëmundjes në të gjitha moshat. 109 raste janë shënuar vetëm 2 javët e fundit të nëntorit, ndërsa nga muaji maj janë regjistruar 604 të prekur. Këto janë vetëm rastet e rënda të shënuara, pas kurimit të pacientëve, pasi shumica e kalojnë me kujdes shtëpiak e trajtim privat mjekësor.

Mosha mesatare e shumicës së të prekurve është 25-44 vjeç, mes tyre mjaft të punësuar në sektorin e mjekësisë që nuk ishin vaksinuar. Epidemia shënoi dhe viktimën e parë, një foshnje rome humbi jetën pasi nuk ishte vaksinuar.

Epiqendra e epidemisë është zona e mbipopulluar e Atikës, si dhe gadishulli i Peloponezit, por tashmë specialistët paralajmërojnë se epidemia do të përhapet në gjithë vendin.

Autoritetet pranojnë zyrtarisht epideminë në vend, duke deklaruar njëkohësisht se Greqia është e mbrojtur dhe se në sistemin vaksinal të moshave të mitura parashikohet normalisht në dy doza, deri në moshën 6-vjeçare, pra kur fillojnë shkollën. Gjithashtu, thekson se është shumë e rëndësishme të mos neglizhohet me vaksinimin, një tendencë që fatkeqësisht vihet re vitet e fundit.

Me gjithë panikun që ka zënë prindërit në çdo kënd të Greqisë, me mjaft prej tyre të nxitojnë tek pediatri për informacion e vaksinim minutën e fundit, ekziston dhe një përqindje, në rritje vitet e fundit, që i konsideron vaksinat shkaktare të problemeve mendore e fizike tek fëmijët dhe hezitojnë të ndjekin rregulloren, duke i ekspozuar të miturit para çdo lloj epidemie, pa asnjë mbrojtje.

Fruthi mund të shkaktojë mjaft sëmundje serioze, si pneumonia, otitis, encefalopatis e një sërë pasojash të tjera serioze për shëndetin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbi 600 mina me sahat, alarmi për rezervuarët dhe digat e vendorëve (harta)
Previous article ME NE FUND vjen edhe lajmi QE PRISNIM të gjithë/ RREZIKU KALOI, nuk do të ketë më përmbytje!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT