Covid-19 “është futur” dhe në Gjykatën e Tiranës, në Dhomën Penale. Dy gjyqtarë të kësaj gjykate raportohet se kanë dalë pozitivë me Covid-19.
Mësohet se sapo kanë shfaqur shenja, ata i janë nënshtruar testit të tamponit dhe kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, edhe 3 sekretare të kësaj gjykate kanë dalë pozitive me Covid-19, bashkë me një punonjës të administratës. Menjëherë, te pestë këta persona janë izoluar në shtëpitë e tyre.


