Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Elbasan por fatmirësisht pa lënë persona të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh në banesën e shtetasit A.T., 55 vjeç ku ka shpërthyer një bombol gazi. Më pas si pasojë e shpërthimit ka rënë zjarr në banesë.
Me të marrë njoftim shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.


