• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRNDANTE KOKAINË ME MOTORR/ Arrestohet 34-vjeçari në Pogradec, sekuestrohet edhe një pistoletë me silenciator (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRNDANTE KOKAINË ME MOTORR/ Arrestohet 34-vjeçari në Pogradec, sekuestrohet edhe një pistoletë me silenciator (EMRI)

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Pogradecit, pasi u zbulua se shpërndante lëndë narkotike të tipit kokainë me motor.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjon Olldashi, të cilit i është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Motoristi”.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të armëmbajtjes pa leje.

Shpërndante me motor, doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 34-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. O., 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA FRYMËZUESE/ Si djali i një familjeje emigrantësh u kthye në njeriun më të fuqishëm në Britaninë e Madhe
Previous article "KUSH THA..."/ Për Stresin duket se vera nuk ka mbaruar ende, reperi habit me postimin e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT