Policia e Barit vijon kontrollet për identifikimin e personave që tregëtojnë lëndë narkotike, në zonën e Libertà.
Gjatë kontrolleve në një shtëpi policia zbuloi dy pako të mëdha me marijuanë, pasha e së cilës shkonte mbi 12 kilogramë.
Lënda narkotike u sekuestrua në shtëpinë e shqiptarit Rudmir Tatari, i lindur në vitin ’76.
Policia bën me dije se droga ishte gati për t’u ndarë në doza, që më pas të shpërndahej në rrugët e qendrës së Barit.
Sasia e drogës ishte e paketuar në dy katrona të mëdhenj që përdoreshin fillimisht për paketimin e pajisjeve shtëpiake.
Analizat e mëvonshme të kryera nga Policia Shkencore, dolën në rezultatin se nëse marijuana do të dilte në treg do të kapte vlerën e 300 mijë eurove.
Shqiptari, me urdhër të Prokurorit Publik të Barit është transferuar në burg në pritje të vendimit.