Salianji thotë se fleta është kaq e thjeshtë, por shton se Rama ka frikë nga koalicionet parazgjedhore dhe nuk është se ato nuk ia mban fleta siç edhe ka pretenduar më parë për pamundësinë e koalicioneve parazgjedhore me Listat e Hapura.

Shembulli i fletës që shfaqi sot Opozita e Bashkuar në konferencën për shtyp tregon nga një kolonë emrat e partive dhe nga ana tjetër kandidati por për të minimizuar hapësirën do të jetë jo me emër, por me numër.

Dy statuset e Salianjit:

Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, nê 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban tê pêrballet me opozitën në zgjedhje.

Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin!

Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.