• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRDORUAN DETYRËN/ AMP pezullon nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPËRDORUAN DETYRËN/ AMP pezullon nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore

6 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin penal të kësaj Gjykate, e cila ka vendosur:

1.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit” për A.SH., 50 vjeçe, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”;

2.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për Z.H., 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata ka vendosur “Hetim në gjendje të lirë” për shtetasen D.G., 32 vjeçe, e dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

Punonjësit e policisë dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e duhura proceduriale në përputhje me Kodin Rrugor, për trajtimin e një aksidenti në aksin rrugor Karreç – Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat e faktet penale për aksidentin, duke mos marrë masa për përcaktimin e fajësisë, për të shmangur shkelësin nga përgjegjësia penale dhe administrative

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAZAR ME PACIENTËT ME KANCER/ 13 pasuritë e kirurgut të Onkologjikut, Edmond Gashi! Dyqane, dy biznese dhe apartamente
Previous article APLIKIMI PËR UNIVERSITETE/ Publikohet kalendari i procedurave për regjistrim, ja fazat që duhet të ndiqen

s.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT