• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHPËRBLIMI I VITIT TË RI/ Ja kur nis shpërndarja dhe kategoritë që përfitojnë
Home
Ekonomi

SHPËRBLIMI I VITIT TË RI/ Ja kur nis shpërndarja dhe kategoritë që përfitojnë

18 December, 2020 F.autor Ekonomi

Nga java e ardhshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend do të nisin shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit.

“Janë disa procedura teknike që do realizohen këtë fundjavë dhe jemi gati që javën tjetër të filloj shpërndarja. Sigurisht shpërndarja do të bëhet nga posta shqiptare dhe nga bankat. Të gjithë pensionet që paguhen në bankë automatikisht do ti kaloj shpërblimi në bankë dhe për pensionet që paguhen në postë posta do vazhdojë me sistemin e vet që do të thotë të gjithë ata persona që kanë për të marr pensionin këtë vit do të marrin shpërblimin dhe në bazë të kapaciteteve që ka posta do të vazhdojë të paguaj edhe shpërblimin për ato persona që i kanë marr.”, -tha Astrit Hado.

Drejtori i institutit të sigurimeve shoqërore Astrit Hado thotë se janë disa kategori qytetarësh që përfitojnë bonus në fundvit.

“Numri i personave që përfitojnë nga ky bonus është rreth 677 mijë persona duke përfshirë të gjithë kategoritë. Janë të gjithë kategoritë si Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension.”, pohoi ai. Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti është 3.4 mld lekë. Për të shmangur grumbullimet nëpër posta Hado thotë se do të përgatitet edhe një grafikë në bashkëpunim me postën shqiptare për shpërndarjen e bonusit.

“Ne sigurisht do bëj një grafikë me postën edhe për shkak të furnizimit të postës me fonde por edhe për shkak të masave anti-covid me qëllim që të shmangen sa më shume të jetë e mundshme grumbullimet.”, theksoi ai. Të gjitha ata që nuk do të mund ta tërheqin shpërblimin deri më datën 31 dhjetor do të mund ta marrin atë përgjatë vitit 2021.

“Ky bonus nuk e humbet nëse nuk e marrin dot deri me daten 31 dhjetor biles është përcaktuar me vendim që kanë të drejtë që ta marrin gjatë vitit 2021 dhe ky shpërblim është në fuqi deri në 36 muaj.”, theksoi Hado. Aktualisht Instituti i sigurimeve shoqërore ofron online 46 shërbime për qytetarët me një numër të lartë aplikimesh në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Pas Hamilton rinovon edhe Toto Wolff, Mercedes gjen sponsorë të rinj
Previous article E PABESUESHME/ "Tërmet" tek Argjentina, trajneri i kombëtares zbret nga froni "Pleshtin"

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT