• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRBËHET EDHE LRI NË NJËSINË 9/ Veliaj: Keni marrë vendimin e duhur, braktisni partitë private dhe familjare
Home
Politikë

SHPËRBËHET EDHE LRI NË NJËSINË 9/ Veliaj: Keni marrë vendimin e duhur, braktisni partitë private dhe familjare

24 February, 2021 s.autor Politikë

Vijon hemoragjia e largimeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kryetarja e LRI-së, Xheni Gjergji dhe koordinatorja e të rinjve gjimnazistë, Romina Meçe, që të dyja ish-drejtuese të rëndësishme në Njësinë 9, së bashku me disa të rinj, ish-anëtarë të tjerë të kësaj force politike, e kanë braktisur LSI-në për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.
“Jam 27-vjeç, kam studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për ekonomik. Vij si ish-kryetare e LRI-së në Njësinë 9. Jam marrë edhe me pjesën e Sekretariatit Organizativ në fushatën e 2017-ës. Të gjithë këta të rinj që janë sot këtu, janë shkëputur për shkak të zhgënjimeve dhe të përdorimit familjarisht. Ndaj, vendosëm që të gjithë bashkë t’i bashkojmë forcat,” u shpreh Xheni Gjergji, në takimin me të rinj që iu bashkuan PS.
“Unë jam 20-vjeç, në vitine e 3-të tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Kam qenë e angazhuar me LRI-në për gjimnazet. Euforia për të punuar, por dhe mundësia për një të ardhme më të mirë më sollën këtu,” pohoi Romina Meçe.
Veliaj përgëzoi të dyja vajzat për vendimin e marrë, të cilin e quajti të duhurin.
“Ju falenderoj me gjithë zemër! E them vërtet këtë sepse e di që ka qenë një vendim i vështirë, i cili nuk është marrë si një kafe ekspres që e bën për 2 minuta, por si diçka që është bluar dhe mirëmenduar. E di fare mirë lumin e sharjeve dhe të ofendimeve – kur iu shërbeje këtyre partive private dhe familjare je më i miri në botë, por kur do të interesohesh për familjen tënde, për familjen e qytetit, të quajnë llum. E di edhe sa toksik është ky mjedis. Është çmimi që paguan kur ti angazhohesh në këtë vend. Kush guxon dhe merr një vendim ndryshe nga turma histerike, linçohet. Megjithatë, lajmi i mirë është që në fund e mira dhe e drejta fiton, puna e mund gjumin, dashuria e mund dhunën, afeksioni për njëri – tjetrin i mund të gjitha këto helme,” u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MARTOHESH PËR LETRA EUROPIANE"/ Si përfunduan prostituta 2 vajzat shqiptare pas mashtrimit
Previous article KORONAVIRUSI/ Dokumenti i pa publikuar i OBSH: Kina nuk e studioi siç duhej origjinën e Covid-it muajt e parë të pandemisë

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT