Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas arrestimit të tre deputetëve, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.
“Dënimet para zgjedhjeve, tentimet për manipulime te zgjedhjeve, arrestimet sot të Albinit, Donikës e Albulenës janë për të testuar mllefin e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
“Zullumi këputet prej s’trashi!” /AlpeNews.al/