Ylli i Chelsea, Eden Hazard, e ka quajtur Mohamed Salah top lojtar, si dhe ka thënë se tash sulmuesit të Liverpoolit nuk iu dhanë mundësitë që i meritonte sa ishte te Chelsea.
Salah, i cili kaloi nga Roma te Liverpooli verës që lamë pas, ka shënuar nëntë gola dhe dhuruar dy asiste në 12 ndeshje në Premier Ligë deri më tan.
Gjatë sezoneve 2013-14 dhe 2014-15, egjiptiani 25-vjeçari nuk arriti të gjente vend te atëherë skuadra e Jose Mourinhos.
Para ndeshjes derbi të së shtunës mes Chelsea dhe Liverpool, Hazard e ka lartësuar Salahin.
“Ai ende është miku im. Ende jemi në kontakt. Salah është top, top, top lojtar”, ka thënë Hazard.
“Atij nuk iu dhanë mundësitë në Chelsea, por ne e dimë për cilësitë që i posedon ai. Është sulmues fantastik dhe ka shënuar shumë gola këtë sezon”, shtoi belgu.


