• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPEJTËSIA “SKËTERRË” E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPEJTËSIA “SKËTERRË” E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh

29 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tejkalimi i shpejtësisë dhe parkimet dyshe rezultojnë ndër shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga Policia Rrugore e Durrësit gjatë javës së fundit.

Sipas bilancit të publikuar nga policia, janë vendosur 1.269 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë, ndërsa 10 persona janë arrestuar për parkime dyshe, të cilat krijojnë pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Kontrollet janë zhvilluar me pajisje inteligjente, dronë dhe pika kontrolli në akset kryesore, si edhe në hyrje dhe daljet e qytetit, me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë, gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka
LEXO EDHE:
Vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë, gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka

Në total, gjatë javës janë arrestuar 17 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë vendosur 1.807 masa administrative. Gjithashtu, janë vendosur 442 masa për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit, 39 për parakalime të gabuara, 35 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të parandaluar aksidentet.
Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore
“Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë javës që shkoj, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 17 shtetas, janë vendosur 1807 masa administrative.
Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet. Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas.
Më tej, janë vendosur këto masa:
-442 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-35 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-13 për përdorim të pijeve alkoolike;
-39 paraklime të gabuara;
-1269 për shkelje të normave të shpejtësisë.
Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË PUSHKATONI..."/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë
Previous article DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

s.autor

Postime të ngjashme

"MË PUSHKATONI..."/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë Aktualitet

"MË PUSHKATONI..."/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet Aktualitet

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët Aktualitet

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT