• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË PUSHKATONI…”/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË PUSHKATONI…”/ Gjykata në Durrës lë në burg 76-vjeçarin Muhamet Rreshka, akuzohet se vrau me thikë vëllain pas sherrit për një copë rrugë

29 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg Muhamet Rreshkën, 76-vjeçarin që akuzohet se vrau me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshkën, në fshatin Agonas të Kavajës.

Në seancën e zhvilluar më 28 qershor, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai po hetohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ndodhi më 25 qershor. Sipas raportimeve, Eqerem Rreshka ishte kthyer me zetor pasi kishte marrë dengje bari në arë, kur u përball me vëllain e tij. Mes tyre nisi një debat, pasi 76-vjeçari nuk donte që ai të kalonte në atë rrugë. Konflikti u përshkallëzua dhe, sipas të dhënave, pasi ishte shtyrë me zetor, Muhamet Rreshka nxori një thikë dhe e goditi disa herë vëllain, i cili humbi jetën.

Pas krimit, policia arrestoi autorin dhe sekuestroi thikën e përdorur. Sipas raportimeve, 76-vjeçari, i cili ushtronte edhe detyrën e kryeplakut të fshatit, ka shprehur pendesë pas ngjarjes.

“Ndjehem shumë i penduar për ate që bëra. Më pushkatoni për vrasjen që kreva. Kisha vite që nuk flisja me vëllanë.Ate natë që vëllai po transportonte bar me zetor më sulmoi i pari.Unë u mbrojta” ka deklaruar ai në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit
Previous article SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga 1 në kërkim (EMRAT) Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga 1 në kërkim (EMRAT)

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh Aktualitet

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet Aktualitet

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT