• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË AUTOSTRADË/ Policia bën BILANCIN e 24 orëve të fundit: 5 të arrestuar dhe 48 leje drejtimi…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË AUTOSTRADË/ Policia bën BILANCIN e 24 orëve të fundit: 5 të arrestuar dhe 48 leje drejtimi…

6 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi ka treguar bilancin e gjobave, arrestimeve dhe lejeve të drejtimit të pezulluara në 24 orët e fundit, ndaj shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve, janë ndaluar dhe gjobitur mjete që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, duke variuar nga 82 km/ h në qendrat e banuara e deri në 175 Km/h në rrugët interurbane.

Në total, policia thotë se janë arrestuar 5 persona, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 48 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba.

Në përfundim, Policia apelon shoferët që të tregojnë kujdes, për të mbrojtur kështu veten e tyre, por edhe të tjerët.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Siguria e jetës në rrugë, Policia Rrugore, kontrolle intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit.

Gjatë monitorimeve me mjete të paloguara, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar një rast të shkeljes së semaforit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B. është arrestuar në flagrancë, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e semaforit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve te Policia dhe falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh, në të gjithë vendin.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore falënderon të gjithë ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ata qytetarë që besojnë te Policia dhe denoncojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS "THASHETHEMEVE" PËR NDARJEN NGA TUNA/ Patris shijon kohën me Tian dhe Zen në shtëpi (FOTO)
Previous article ITALI-SPANJË/ Mbrojtësi Azpilicueta: Nëse do ta markojmë dhe do ta bllokojmë Jorginhon, mund të...

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT