15 persona janë proceduar penalisht nga policia në Lezhë, pasi janë kapur në ambientet e një kazinoje duke luajtur lojëra fati.
Sipas njoftimit, rasti u zbulua në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, e cila funksiononte si kazino për ushtrimin e lojërave të fatit. Godina ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar dhe ishte përshtatur për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge. Policia sekuestroi15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.
Ndërkohë, janë publikuar dhe pamjet nga operacioni i forcave të Rendit.


