Shpallja e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Të dy theksojnë se ky është një hap para për drejtësinë dhe plotësimit të kushtit të kërkuar nga BE, që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese për të nisur negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.
Më një reagim në twitter, ambasadorja Kim shkruan se ky është një hap para për të ecur me reformën në drejtësi, ndërsa u bën thirrje të gjithë juristëve të aplikojnë për të ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese dhe t’i shërbejnë vendit të tyre.
“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan Kim.
Edhe komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi përshëndeti hapjen e procedurave për aplikimin në vakancat për Kushtetuesen, duke e cilësuar si një kërkesë të BE për të nisur negociatat dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Unë mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Thelbësore që të gjithë autoritetet të mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan Varhelyi