• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et
Home
Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

2 July, 2026 s.autor Ekonomi

U shpallën sot startup-et fituese dhe inkubatorët/akseleratorët që do të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të programit Grant 2026 të Innovation4Albania.

Gjatë ceremonisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ndërtimi i një ekonomie moderne nis nga mbështetja e të rinjve që zgjedhin të zhvillojnë idetë e tyre në Shqipëri.

“Unë kam dashur ta quaj fjalimin tim “Ta ndërtosh Shqipërinë”, të ndërtosh në Shqipëri nga Shqipëria pasi unë mendoj që ky nuk është një slogan patriotik, politik por është ajoi çka përfaqëson çdo të ri dhe të re. Çdo njeri që ka vendosur dhe ka guxuar të ndërtoj një sipërmarrje dhe të çoj përpara një ide dhe me bindjen që kjo ide do të mbështesë ekonominë shqiptare, që do ta transformojë në një ekonomi më inovative, më produktive, në një ekonomi të së ardhmes. Për mua si ministre nuk ka histori më të bukur për të treguar se historia e rrugëtimit të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri. E kam personale pasi e kam ndjekur këtë ekosistem që në krye të herës dhe kam dhënë kontributin tim në ndërtimin e çdo tulle të këtij ekosistemi. Ajo që mund të themi sot me bindje të plotë është se në vitin 2022 ne u zotuam se do të jepnim 10 milion euro në mbështetje të startup-eve, dhe ja ku jemi sot 4 vite pas dhe shuma e financuar për startupt është 16.5 milion euro”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja ndau edhe disa të dhëna që, sipas saj, dëshmojnë rritjen e ekosistemit të startup-eve në vend. Sipas Ibrahimajt, këtë vit janë regjistruar 189 aplikime, trefishi i një viti më parë, ndërsa mosha mesatare e themeluesve të startup-eve është 33 vjeç.

Një tjetër tregues pozitiv, sipas saj, është rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në sipërmarrje. Në skemën e këtij viti aplikuan 417 vajza dhe gra, dy herë më shumë se një vit më parë. Ajo shtoi se 34.3% e startup-eve të financuara në Shqipëri janë të themeluara nga gra, një përqindje dukshëm më e lartë se mesatarja evropiane prej 16%.

“Ka disa shifra për të cilat ja vlen të jemi krenar, 189 aplikime kanë ardhur nga të rinj dhe të reja, 3 herë më shumë se një vit më parë. Mosha mesatare e themeluesve në Shqipëri sot është 33 vjeç. Brezi i ri guxon dhe vendos që të ardhmen ta ndërtoj mbi sipërmarrjen. Këtë vit në skemën e startup-eve aplikuan 417 vajza dhe gra, dyfishi i vitit të kalua. Kur flasim për startupe të financuara në Shqipëri shifra arrin 34.3%përball një mesatare evropiane që është 16%. Ne nuk duam që ekosistemin ta mbështesim dhe ta zhvillojmë vetëm në Tiranë por në të gjithë qarqet e vendit dhe kjo është arsyeja pse ne sot kemi statupe të cilat i financojmë në Shkodër, në Durrës, në Vlorë, Lezhë, Elbasan etj”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar
Previous article VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT