Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur është zbuluar në Tiranë, teksa një 18-vjeçar ka rënë në pranga.
Mësohet se i riu nga Kosova dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur, e po ashtu ka shpërndarë foto dhe video intime të saj në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.