Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksueale me një të mitur.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi U.C, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeç.
Ditën e djeshme ky shtetas e ka kërcënuar të miturën për të mos treguar. Ka qenë vetë 12-vjeçarja e cila së bashku me familjarët e saj kanë denoncuar ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Plotë:
Mat
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.
E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.


