• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHOKON zëdhënësi i Putinit: Aktoret që janë ankuar për ngacmim seksual janë prostituta
Home
Nderkombetare

SHOKON zëdhënësi i Putinit: Aktoret që janë ankuar për ngacmim seksual janë prostituta

30 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin i ka cilësuar “prostituta” aktoret që kanë deklaruar se janë ngacmuar seksualisht nga producenti hollivudian, Harvey Weinstein, duke thënë se ato është dashur të ngrenë zërin më herët.

Duke folur para studentëve në Universitetin e Moskës më 29 mars, Peskov ka thënë se disa aktore që kanë folur kundër Weinstein janë bërë “yje të Hollivudit” dhe “kanë bërë shumë gjëra që nuk përkojnë me nocionet tona të nderit dhe dinjitetit”.

“Ato kanë fituar qindra miliona dollarë në 10 vitet e fundit dhe thonë se Weinstein është njeri i keq”, ka thënë Peskov, që më parë nuk ka komentuar për pretendimet masive për ngacmime seksuale.

“Ndoshta Weinstein është person i degjeneruar, mirëpo asnjëra nga ato nuk ka shkuar në polici. Jo, sepse ato kanë dashur të fitojnë 10 milionë dollarë, ka thënë Peskov. “Si e quani ju një grua që ka fjetur me një burrë për 10 milionë dollarë?, Ndoshta unë po bëhem i pakëndshëm, mirëpo ajo është prostitutë”.

Më shumë se 50 gra kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual e deri te dhunimi, duke përfshirë Ashley Judd dhe aktore të tjera me famë botërore.

Peskov i ka bërë këto komente në përgjigje të pyetjes lidhur me akuzat për ngacmim seksual të bëra nga një gazetare për një anëtar të parlamentit rus, shkruan rel.

Disa gazetare kanë akuzuar Leonid Slutsky për ngacmim seksual. Komisioni parlamentar për etikë ka vendosur më 21 mars se Slutsky nuk ka kryer asnjë shkelje të “normave të sjelljes”, duke detyruar rreth 20 media të largojnë gazetaret e tyre nga raportimi prej parlamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prej 5 ditësh i zhdukur, humbi kontaktet sapo u kthye nga Greqia. Dëshmitarët: E pamë të...
Previous article E pa besueshme/ Camreon Diza, në kulmin e famës botërore... BRAKTIS aktrimin

Redaktor2

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT